Lajme

Rrëfimi ekskluziv i alpinistes Arineta Mula që ngriti flamurin e Kosovës në majën më të lartë në Rusi

Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 20 May 2020

Arineta Mula është alpinistja e cila ka arritur që të shkelë nëpër majat e gjitha kontinenteve.

Në maj 2017 Arineta bëhet pjesë e ekspeditës së parë nga Kosova në majën më të lartë në botë

Këtë ngjitje të rëndësishme ajo e bëri në vitin 2017.

Ndërsa në vitin 2018 ajo bëri shpalosjen e flamurit të Kosovës në majën më të lartë në Rusi, në Elbrus.

-Advertisement-

Në emisionin “Gratë në Fokus”, Mula ka treguar edhe si i nisë gjithë këto rrugëtime.

“Pa plan ishte ngjitja në Everest. Nëse do të kishte pyetur dikush në atë kohë se kur ke për të shkuar në Everst, nuk kisha ditur ti ktheja përgjigje. Dëshira ime është të mos e ndali ecjet nëpër male dhe këtë do ta vazhdoj”, ka thënë ajo në emisionin “Gratë në Fokus”.

Për me tepër rreth sfidave dhe ëndrrave të Arineta Mulës mund të ndiqni intervistën e më poshtme.

Emisioni “Gratë n’Fokus”, me gazetaren Doresa Geci është një ndër pesë produktet e reja të Gazetës inFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera