Rrëfimi drithërues i babait nga Peja për djalin e zhdukur: “Nëse do të ishte gjallë do të kthehej”
Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 14 October 2020
“Nëse do të ishte gjallë do të kthehej”, rrëfimi drithërues i babait nga Peja për djalin e zhdukur.
Derisa shumë persona mbetën të vr’arë në luftën e Kosovës, ka edhe prej tyre që trupat nuk iu gjetën asnjëherë. Megjithatë, familjarët asnjëherë nuk ndalojnë së kërkuari për më të dashurit e tyre. Një histori e tillë e dhimbshme ka prekur edhe familjen e Isuf Lokajt, i cili edhe pa 20 vjetësh nuk di asgjë për fatin e djalit të tij, Burimit, i cili në kohën e luftës kishte qenë vetëm 17 vjeç.
Isuf Lokaj në masa’krën që u bë në lagjen Dardania 3 në Pejë, iu vr’anë 2 djem dhe një tjetër është ende i zhdukur. Në një emision Lokaj tha se anipse disa i kanë thënë që djali i tij, Burimi ka dalë jashtë Kosove, ai nuk shpreson që mundet me qenë diku i gjallë, pasi sipas tij, nëse do të ishte gjallë, ai do të kthehej në shtëpi.
Lokaj ka treguar për natën kritike, ku i mbetën të vr’arë dy djemtë e tij. Derisa ai ishte jashtë shtëpisë, njëri djalë iu vr’a në një qosh të shtëpisë, të cilin e gjeti të nesërmen dhe tjetri i është djegur brenda shtëpisë.
“Në natën kritike kemi qenë të gjithë këtu te shpija, kemi qenë me fqinj të bashkuar, atë ditë kemi mendu që është NATO dhe kemi hy në një bodrum dhe aty janë ardhë na kan nxon të gjithëve, na kanë qit jashtë dhe na kanë rrethuar. Djalin e madh dhe djalin e dytë i kanë ndalë aty, i kanë ul në gujt, ndërsa të tjerëve na kanë qu poshtë, pas një muri. Të gjithë i kemi pas automatët mi kry, nuk kemi guxu as me ngritë kokën. Aty i kemi ni krismat, por nuk kemi ditë as çka po ndodhë, se i kanë nda. Djalin e madh e kam gjetë pas qoshit të shtëpisë të vr’amë të nesërmen, kurse të dytin e kanë djegë në shpi brenda”, tha Lokaj në Debat Plus të Rtv Dukagjinit.
Por me lot në sy thotë se nuk ka asnjë shpresë se djali i tij mundet me qenë gjallë, anipse sipas tij, gjithçka mund të ndodh.
“Burimi ka qenë 17 vjeçar, ai ka shkuar te nipat e mij në Çubrel, pastaj në Propaqan, atje qysh është zhvillu lufta, aty u përzi por na e dimë që ka kalu diqysh prej atyhit dhe ka shkuar në Tiranë. Pastaj nuk e dimë. Nuk kam kurfarë shprese që mundet me qenë dika, kanë kaluar 22 vjet, bon vaki gjithçka ndodh. Dikush më ka thën që ka dalur jashtë. Me pas kanë që 22 vjet gjallë dika bile nashta ish paraqit”, tha Lokaj, derisa iu dridhej zëri teksa fliste.
Lokaj tha se në natën kritike kur i hynë në shtëpi serbët, ata udhëhiqeshin nga një njëri i njohur për ta. Ai tha se emri i tij ishte Zhelko Baskoviq.
“Atë natë jemi mbledh të gjithë në një dhomë kemi nejt, kam pasur plotë musafir. Ata na kanë njoftë të gjithëve se na kanë ndalë me emra. Po ai aty që ka udhëheq ka qenë i njohur. Ai na ka njoft neve, është ai që na ka mbledh paret e rrymës”, tha Lokaj.
Çështja e të pagjeturve është diskutuar në dialogun me Serbinë, ndërsa deputetët e Kosovës në seancën e mbajtur kërkuan nga kryeministri Hoti që çështje e të pagjeturve të jetë tema kryesorja në dialogun me Serbinë.
Të tjera
-
ĶRIMI NË FAMILJE| 45 gra e burra të vrārë, këto janë shifrat shokuese të 4 viteve të fundit në Kosovë
Hiq më pak se 45 gra e burra u vranë nga familjarët e 10 mijë e 621 të tjerë ...
-
Instruktorë të zbulimit britanik trajnojnë FSK-në
Në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), u përmbyll me suks...
-
Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 ngrit shqetësime rreth Projektligjit për Gjykatën Administrative
Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 ka dorëzuar deklaratë në Komisionin P...
-
“Sajesë dhe gënjeshtër, Mustafa i reagon Kurtit që tha se marrëveshja e 2015-ës shkel Kushtetutën
Ish-kryeministri Isa Mustafa i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti për një d...
-
Bulliqi pret në takim Gërvallën, diskutojnë për Podujevën
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pritur sot në takim, ministren për ...
-
Përplasje e ashpër në Komisionin për Integrime, kërkohet dorëheqja e ministres Hajdari
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka raportu...
-
BE vendos sanksione ndaj katër kolonëve izraelitë
Katër kolonë ekstremistë izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerus...
-
Dogana e Kosovës sekuestron mbi tre mijë mbrojtëse të telefonave me marka të falsifikuara
Njësitë e Doganës gjatë kontrolleve kanë arritur të parandalojnë futjen e...
-
Dyshohet për dhúnë në familje, IPK rekomandon suspendimin e një kapiteni policor
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) i ka rekomanduar Policisë së Kosovës sus...
-
Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, kritikohet Kurti për përçarje të shqiptarëve
Më 24 prill do të mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni...
-
“Rrenë e kulluar elektorale”, Haradinaj i reagon Qeverisë për autostradën e Dukagjinit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar nd...
-
SHBA vendos veto ndaj anëtarësimit të plotë të Palestinës në OKB
Më 18 prill, për shkak të votës veto të SHBA-së, projekt-rezoluta për t'i rek...