Sport

Rrëfimi dramatik i Eriksen: Vdiqa për 5 minuta, tani dua të luaj në Botërorin e Katarit

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 05 January 2022

Christian Eriksen rikthehet për të folur para kamerave për herë të parë në më shumë se 6 muaj, duke thyer një heshtje që zgjati para sëmundjes që e goditi 12 qershorin e kaluar, gjatë ndeshjes së “Euro 2020” midis Danimarkës së tij dhe Finlandës.

“Ishte e pabesueshme që njerëzit ndjenë nevojën të më shkruanin dhe të më dërgonin lule, – i tha ai DRTV, duke kujtuar momentet e kaluara në spitalin e Kopenhagës. – Ajo që më ndodhi preku shumë njerëz, të cilët ndjenë nevojën për të qenë mbështetës për mua dhe familjen time. Kjo më bën vërtet të lumtur”.

Intervista e plotë e tij do të transmetohet vetëm të enjten, por Christian donte të ndante një fragment të saj për t’iu dërguar një mesazh fansave: “Kur u shtrova në spital më thanë se vazhdoja të merrja lule dhe m’u duk e çuditshme që dikush donte ta bënte këtë, sepse unë vdiqa për pesë minuta.

-Advertisement-

Ishte e jashtëzakonshme dhe një ndihmë e madhe për mua që mora gjithë ato urime për shërim të shpejtë. Shumë prej tyre më shkruajnë akoma. Doja t’i falënderoja të gjithë ata që arrita t’i takoja personalisht: mjekët, shoqëruesit e mi dhe familjet e tyre.

Më duhet të falënderoj edhe të gjithë fansat që më kanë dërguar mijëra letra dhe email-e, ose që më janë afruar në rrugë, si në Danimarkë, ashtu edhe në Itali. Mbështetja që kam marrë nga e gjithë bota më ka ndihmuar ta kaloj këtë moment”.

Më pas, danezi u ndal tek e ardhmja: “Qëllimi im është të luaj Botërorin në Katar. Dua të luaj, ky ka qenë qëllimi im që në fillim. Është një ëndërr. Se çfarë do të thonë mjekët është tjetër çështje, por ëndrra ime mbetet rikthimi.

Unë jam i sigurt se mund ta bëj, sepse nuk ndihem ndryshe. Fizikisht jam në formë të mirë, tani dua të luaj futboll dhe të tregoj se jam kthyer në të njëjtin nivel si më parë. Dua të kthehem të luaj në kombëtare, në ‘Parken’. Zemra ime nuk është pengesë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera