Lajme

Rrëfim mes lotësh: Nuk do ta harroj kurrë, ai bërtiste xhaxhi më shpëto, në fund të jetës me kërkoi një cigare

Autori: Gazeta inFokus 23:09 | 04 December 2019

Një rrëfim tronditës vjen nga Thumana, vendi ku u godit nga tërmeti i 26 nëntorit ku mori jetën e shumë njerëzve.

Është ky rrëfimi mes lotësh i xhaxhait të Klement Çupit, të riut i cili luftoi me vdekjen mbi 16 orë, shkruan gazeta inFokus.

Në fund ai i mbylli sytë përfundimishtë nga gërmadhat e pamëshirshme të cilat e mbajtën nën vete derisa ja morën shpirtin.

-Advertisement-

Në një intervistë për gazetarin e “Neës24” dhe “BalkanËeb”, Enver Doçi, xhaxhai i tij tregon se si nipi vdiq mizorisht nën gërmadha duke kërkuar ndihmën e tij.
E këtë gjë Doçi thotë se nuk do t’a harrojë kurrë, pasi ai ë thërriste “Xhaxha më shpëto”.

Ndër të tjera ai përmendi edhe cigaren e nipit të cilën ja kërkoi në momëntin e fundit derisa po jepte shpirtë./Gazeta inFokus/.

INTERVISTA:
Çfarë keni humbur?
Në 4, 4:10 të mëngjesit, mora në telefon vëllain Hamzain, më tha nuk kemi gjë në Tiranë. Kur i bija telefonit në Thumanë, vëllait Hajredinit, nuk e hapte telefonin asnjë.

Atëherë u nisa direkt, njëkohësisht i thashë edhe vëllait Hamzait, që diçka në Thumanë ka ndodhur. Ai e konfirmoi se pallati i vëllait është shembur totalisht.

Nisemi poshtë, rreth orës 06:30 mbërrijmë në Thumanë, çfarë të shihni atje, ishte një skëterrë e vërtetë.

Tentuam t’i shihnim të gjithë, nuk na la policia, duke përjashtuar vetëm Aleksin, që e gjetëm të gjallë dhe që e nxorën shpejt nga gërmadhat. Kur shkuam në anën tjetër të pallatit pamë djalin tjetër, Kelmentin, që bërtiste “ndihmë, ndihmë”, por që nuk arritëm dot ta shpëtonim. Bëmë të pamundurën, edhe ekipet nga Kosova, ato greket bënë ç’mos, por ishte e pamundur. Vetëm pjesën e Klementit nuk do ta harroj kurrë, ai bërtiste “xhaxhi më shpëto”.

Do bëj të pamundurën i thashë, do të të shpëtojmë. Përpjekjet ishin deri në orët e vona të darkës, madje kërkoi edhe cigare. Qendrat shëndetësore bënë të pamundurën, i bënë gjilpëra e serume.

Gjatë darkës kërkoi edhe batanije, se kishte ftohtë. Një doktor grek na tha të mos mërzitemi, se do ta nxirrni shumë shpejt të gjallë. U bë e pamundur, nuk arritëm dot, fjala e fundit që tha “vdiqa”, kaq ishte amaneti i fundit.

Ata kanë 20 vite që rrinë në Thumanë, ky pati ardhur ka dy ditë nga Anglia për një gëzim familjar, për fejesën e vëllait, Aleksit. Kishte mbi 15 vite në Angli, kishte ardhur vetëm dy ditë më parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera