Rrëfehet vëllai i Agron Sylejmanit: Gani Geci e dinë se kush qëndron prapa vrasjes se Haki Imerit (Video)
Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 05 July 2017
Policia e Kosovës dhe EULEX-i nuk e ka bastisur shtëpinë e Agron Sylejmanit ka thënë vëllai i tij Dritoni.
Sylejmani, i cili është vrarë në vitin 2004 akuzohet për disa krime të supozuara qe kanë ndodhur gjatë dhe pas luftës.
Por, vëllai i tij Dritoni i quan jonjerëzore akuzat ndaj Dritonit vrasja e të cilit ende nuk është zbardhur.
Në një intervistë për ‘Indeksonline’, Agon Sylejmani ka thënë se ata bashkë me familjen jetojnë në lagjen ‘Pejton’ dhe nuk ka pas kurrfarë kontrolle apo bastisje nga ana e Policisë.
“Nuk ka qenë askush sot dhe nuk ka pas kurrfarë kontrolle. Ato janë qëllime të caktuara të individëve. Siç po më shihni kam qenë gjatë gjithë kohës këtu dhe nuk ka qenë askush”, ka thënë Driton Sylejmani.
Agroni, sipas tij, po akuzohet nga qarqe të caktuara vetëm për faktin qe nuk është në jetë.
Duke folur për rastin e Haki Imerit, ai i ka bërë thirrje udhëheqësve të Zonës se Drenicës qe të tregojnë hapur kush qëndron prapa vrasjeve.
Ai çuditet me heshtjen e Sabit Gecit ndaj këtij rasti.
“Sa i përket rastit të Imerit në Drenicë, ne nuk kemi lidhje me ta. Nuk kanë ndodhë ato gjëra prej Agronit. Nuk i ka bërë ato. Mu më çuditë më së shumti fakti qe qysh po akuzohen njerëzit. Më së miri këto raste mund t’i sqarojnë komandantët e Zonave. Pse heshtë Sabit Gecikur e din se kush qëndron prapa atyre gjerave. Ata të gjitha e dinë. Por, po mundohen me i fajësu njerëzit qe nuk janë në jetë”, ka thënë Sylejmani.
Ai thotë se gjatë gjithë kohës përballet me presione e shantazhe të cilat thotë se i ka lajmëruar në organet e drejtësisë.
Sylejmani nuk e dinë nëse raportimet e sotme janë të ndërlidhura me funksionalizimin e Gjykatës Speciale, por thotë se ai do t’i demantoj rastet për të cilat akuzohet vëllai i tij.
Krejt në fund ai e ka një porosi për ish shefin e PDK-së.
Mediet sot kanë raportuar se Policia e Kosovë bashkë me EULEX-in kanë bastisur shtëpinë e familjes Sylejmani.
Për më shumë ndiqeni intervistën e Agron Sylejmanit./Indeksonline/
Të tjera
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...