Rrëfehet “Shakira shqiptare”: Pa dashuri nuk ka jetë
Autori: Gazeta inFokus 19:17 | 22 July 2017
Blerina Braka është një nga emrat e përzgjedhur për suplementin e gazetës “Shekulli”, e kjo jo pa qëllim.
“E Jemja” e bëri bashkë me Ervin Bushatin, e këngëtarja rrëfen se mes tyre ka miqësi të mirë e gjithmonë i shoqëron një humor i papërshkueshëm. Blerina ndër të tjera nënvizon se në jetën e saj ende nuk ka trokitur dashuria e vërtetë, ndërsa familja për të është e shtrenjtë. Çdo ditë e zakonshme për të është intensive pasi ka takimet me shoqërinë, menaxhimi i veshjeve për eventin e radhës , ndërsa për kohën e lirë shprehet se është si gjithë të tjerët.
Blerina sapo keni lançuar këngën “E Jemja”, si është të punosh me Ervinin?
Ervini është një nga shokët e mi më të mirë, ne kalojmë edhe kohë të lirë bashkë dhe gjithmonë na shoqëron një humor i papërshkrueshëm…
Si është një ditë e zakonshme për ju?
Një ditë e zakonshme është takimet me shoqërinë, merrem me veshjet e evenimentin e radhës, me stilisten…
Çfarë ju motivon për ta nisur një ditë me pozitivitet, por edhe për të arritur qëllimet tuaja?
Motivi ditës sime është që të punoj për të arritur në vendin që meritoj…
Si është Blerina jashtë muzikës, koha juaj e lirë…
Jashtë muzikës jam një njeri si gjithë të tjerët. Më pëlqen të qëndroj me shoqërinë, të lexoj, të shoh filma etj. Gjithsesi kurrë nuk dal plotësisht jashtë muzikës.
Vazhdojnë t’ju cilësojnë “Shakira shqiptare”…
Ndoshta shumë vite më parë më quanin, por tani më njohin si Blerina…
Duke parë angazhimet tuaja profesionale sa kohë kaloni me familjarët tuaj?
Fatkeqësisht rrallë, por mundohem që në momentin e parë që më jepet mundësia ta shfrytëzoj me familjen. Është gjëja më e shtrenjtë për mua!
A ka trokitur dashuria e vërtetë tek ju?
Kur të kem ndonjë lajm të mirë do t’ju informoj të parëve juve!
Çfarë është dashuria për ju?
Dashuria për mua është gjithçka! Pa dashuri nuk ka jetë! Duhet ta duam njëri-tjetrin dhe të shohim të parat të mirat e njëri-tjetrit!
Jeni nga Berati, e vizitoni shpesh vendlindjen?
Sa herë më jepet rasti.
Si të shohin njerëzit kur e viziton apo kur je me koncerte?
Njerëzit kur më shohin mua në Berat tronditen, makinat përplasen dhe mbretëron një kaos i vërtetë (qesh)
Të tjera
-
SHKSHMK-ja apelon për kujdes në aktivitetet malore
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka apeluar qytetarët të kenë kuj...
-
Bill Clinton del nga spitali
Ish-presidenti Bill Clinton, doli nga një spital në Washington të martën ...
-
Kurti ua cakton prokurorëve oraret kur mund ta intervistojnë – Lokacioni: Kryeministria
Kryeministri Albin Kurti edhe njëherë ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që t...
-
Krishtlindjet katolike, uron Haradinaj: Neve vërtetë na bashkon shqiptaria
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Moscertifikimi i Listës Serbe, Kurti: Është diktat i Beogradit mbi serbët e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, gjatë një konferencë për media ka folur për mosceer...
-
Bedri Hamza: 25 milionë euro në vit për bursa janë më shumë se financim, janë shpresë e mundësi për të rinjtë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se 25 milionë euro...
-
Kurti paralajmëron: Priten sụlme nga Serbia para dhe pas Vitit të Ri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se mund të ketë sulme të...
-
Kurti: Sụlmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiqi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq është ai që e ...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Departamen...
-
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sụlme në veri, Nemanja dhe Vlladimir Radivojeviq
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia është duke vazhduar të bëjë luftë...
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës
Për moscertifikimin e Listës Serbe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjos...
-
Refugjatët sirianë në Europë dhe kthimi i tyre në Siri
Gjatë dekadës së fundit, vendet evropiane kanë hapur dyert për më shumë se nj...