Rozë

Rrëfehet Mariza Ikonomi: Kam dashur dikë, por nuk mund të jetonim bashkë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 15 November 2019

Mariza Ikonomi është një nga personazhet e njohur të ekranit, e cila është mjaft e rezervuar përsa i përket jetës së saj private.

Por së fundmi, ajo ka vendosur që të flasë për një dashuri të pamundur.

Teksa ishte e ftuar në emisionin “Me Bledin”, këngëtarja e njohur rrëfeu për dashurinë e vërtetë dhe zbuloi se edhe ajo ka dashur dikë. Mariza tha se për shkak të rrethanave nuk mund të jetonin bashkë.

-Advertisement-

“Unë mendoj që dy njerëz mund të jenë bërë për njëri-tjetrin, por nuk mund të jetojnë bashkë. Nuk ka rregulla në dashuri. Nuk do të thotë se ti ndahesh nga një person dhe nuk e dashuron më.

Mund ta dashurosh gjithë jetën, por disa rrethana të bëjnë të mos përputhesh më. Mund të jem dhe unë që mund të kem pasur dikë që e kam dashur, por nuk mund të jetonim bashkë”, u shpreh Mariza.

Gjithashtu këngëtarja tregoi edhe çfarë kërkon te një mashkull. “Ndjenja është ndjenjë, të vjen papritur.

Unë kam nevojë të përjetoj emocione, tek një mashkull dua emocionin. Në momentin kur një mashkull të inspiron, nuk ka gjë më të bukur”, u shpreh Mariza Ikonomi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera