Lajme

Rrëfehet Javllanoviq: Ja pse u arrestova

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 05 June 2017

Aleksandar Jabllanoviq kryetar i PKS-së është liruar mbrëmë në orët e vona. Ai ishte përfshirë në një incident dhe për pasojë edhe ishte arrestuar nga Policia e Kosovës.

Jabllanoviq  ka treguar për lajmi.net  ngjarjen se si kishte ardhur deri te incidenti.

“Unë me disa koleg ishim afër zyrave të partisë sonë, dhe kemi vërejtur disa aktivistë të Listës Serbe duke vendosur pllaka marketingu të Listës Serbe, dhe aty nuk ka pasur as kacafytje e as përleshje dhe as përdorim të armës”, ka thënë Jabllanoviq për lajmi.net.

-Advertisement-

Sipas Jabllanoviqit arma ishte me leje.

Ai ka treguar se po sa ishte nisur për në zyrën e tij nga brezi i kishte rënë arma, por shton se “me të as nuk e kishte kërcënuar e as frikësuar askënd”.

Jabllanoviqit është kritik i ashpër edhe ndaj të ashtu quajturës “Zyra për Kosovë” e udhëhequr nga Marko Gjuriqi.

“Është për keqardhje reagimi i Zyrës së Gjuriqit, këtë reagim nuk e pati kur zyrat tona u gjuajtën me armë të gjata- me kallashnikov dhe as Lista Serbe nuk reagoi fare”, ka thënë Jabllanoviq për lajmi.net,.

Sipas tij, kjo zyrë po shërbehet me rrena.

Jabllanoviq në fund thotë se posa “policia kishte kuptuar se arma ishte me leje” e kishin liruar, dhe shton se “nuk do të zmbrapset nga këto provokime”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera