Lajme

Rrëfehet anëtari i LGBTI-së, tregon frikën e të jetuarit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 10 October 2017

Të diskriminuar, të kërcënuar fizikisht e psiqikisht e të pasigurt ndihen pjesëtarët e komunitetit LGBTI në të gjithë botën, por një gjë e tillë bëhet edhe më sfiduese në një vend të vogël e paragjykues siç është Kosova.

“Nuk është që një person nga radhët e komunitetit LGBTI zgjohet një mëngjes dhe thotë ‘unë dua të jem gej, lezbike, biseksual, transgjinor ose çfarëdo, por lind si i tillë”, kështu nis rrëfimin për gazetën “Zëri” L.V., pjesëtar i këtij komuniteti, i cili nuk preferon të flasë me emër, siç thotë ai, për shkak të keqkuptimeve që mund t’i ketë për orientimin e tij seksual.

Teksa rrëfen mbi diskriminimet që i bëhen këtij komuniteti, pjesë e së cilit është edhe L.V., ai thotë se ka pasur raste që në momentin që familja e ka marrë vesh orientimin seksual të fëmijës së vet ka ushtruar dhunë fizike tek ai person, ose është larguar nga shtëpia, apo është detyruar të martohet me një person të seksit të kundërt vetëm për të mos e kuptuar rrethi i ngushtë.

-Advertisement-

L.V., teksa tregon për fëmijërinë e tij, thotë se personalisht nuk ka qenë i sulmuar drejtpërdrejt, por në shkollë fillore sqaron se është ballafaquar me dhunë psiqike dhe fizike nga bashkëmoshatarët e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera