Rozë

Rrëfehet aktorja e njohur shqiptare: Humba 35 kilogramë për tre vite

Autori: Gazeta inFokus 08:22 | 24 January 2019

Aktorja e mirënjohur dhe njëkohësisht moderatorja, Rudina Dembacaj ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Rudina”.
E ftuar sot në emisionin “Rudina”, Rudina Dembacaj rrëfeu se si arriti të heqë kilet e tepërta në mënyrë të shëndetshme në një periudhë prej 3 vitesh, shkruan lajmi.net.

“Unë kam patur një mbipeshë të fuqishme dhe maksimumi i kilogramëve, që kam arritur ka qenë 87 kilogramë. Shtimin në peshë e kam kaluar dy herë, sepse edhe gjatë shtatzënisë kam shtuar 28 kile, që ishin shumë në fakt, por për kilet e adoleshencës mu deshën 3 vjet që të bija në mënyrë të shëndetshme. Kam qenë fëmijë topolak, por jo e shëndoshë”, shprehet ajo.

“Nga mbipesha mua filluan të më dhimbnin këmbët nga këpucët e sheshta, nuk ndoqa ndonjë dietë specifike, por tre muajt e parë rashë shumë. Hoqa çdo gjë që më dukej e tepërt dhe për tre muaj rashë 6 kile. Pjesën tjetër të kileve e humba gjatë tre viteve dhe arrita në 54 kile”, vazhdon tutje Dembacaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera