Sport

Reagon ashpër kryetari i ‘Dardanëve’ pas akuzave se lojtarët e Kosovës nuk po e japin maksimumin

Autori: Gazeta inFokus 23:44 | 12 October 2020

Pas humbjes së kombëtares së Kosovës nga Maqedonia Veriore, e më pas nga Sllovenia shumë tifozë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre, duke thënë se lojtarët e kombëtares nuk po e japin maksimumin, shkruan Gazeta inFokus.

E komente të tilla ka pasur edhe nga analistët sportiv në vendin tonë, të cilët kanë kritikuar paraqitjen e ‘Dardanëve’ në dy ndeshjet e fundit.

Por, ndaj këtyre komenteve ka reaguar ashpër kryetari i ‘Dardanëve’, Luli Berisha.

-Advertisement-

Berisha ka thënë se le të del dikush e ti tregon me emër se ky lojtar nuk po e jep maksimumin, ai se bashku me ‘Dardanët’ do të shkojnë në Federatë për të kërkuar shkarkimin e atij futbollisti.

Tutje i pari i tifozëve kosovar është shprehur se po të luhej ndeshja në mars, ndryshe do të ishte rezultati.

“Le të del dikush dhe të tregon cili lojtarë me emër nuk po e jep maksimumin, unë ju garantoj që të dalë t’i mbledh “dardanët” do të shkojmë te Federata dhe do t’i shkarkojmë të gjithë ata lojtarë që nuk po e japin maksimumin. Pra unë po i dëgjojë këto akuza por nuk po e di ku po bazoheni që po bëni akuza të tilla. Pse nuk ka rezultate them se pandemia na ka dëmtuar shumë. Nëse në mars kishim luajtur, ndryshe ish kanë rezultatet. Pra unë nuk pajtohem asnjëherë që lojtarët nuk e kanë dhënë maksimumin. Pra nuk është e drejtë me thënë këtë se dikush nuk po e jep maksimumin”, deklaroi Berisha në emisionin ‘Kampionët’ në Kanal 10.

Kosova të mërkurën luan ndeshjen fundit për muajin tetor.

‘Dardanët’ janë mysafir të Greqisë në sfidën e vlefshëm për xhiron e katërt të grupit të tretë të Ligës C të Kombeve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera