Lajme

Rrahu vjehrrën, arrestohet gruaja në Drenas

Autori: Gazeta inFokus 09:06 | 17 June 2023

Një grua është arrestuar pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje e ka rrahur vjehrrën të premten rreth orës 11 e 40 në Drenas.

Sipas policisë, viktima nuk ka dashur të pranojë trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar vjehrrën e saj viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka dashur tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera