Lajme

Rrahu një qytetar në stacionin policor, ngritet aktakuzë ndaj policit Haris Kelmendi

Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 12 May 2021

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë kundër zyrtarit policor Haris Kelmendi dhe kolegut të tij Agon Hyseni, për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, ndërsa Kelmendi ngarkohet edhe me veprën “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”.

I gjithë rasti u bë publik në media kur Kelmendi shihet duke goditur me shuplakë Leotrim Ramën teksa atëherë ishte 18 vjeçar ndërsa rasti kishte kishte ndodhur në qershor të vitit 2018.

Se është ngritur aktakuzë e konfirmoi zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

-Advertisement-

“Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Përgjithshëm, më 02.04.2021, ka ngritur aktakuzë ndaj personit me inicialet H.K., në drejtim të veprave penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, nga neni 195 të KPRK-së dhe “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, nga 386 të KPRK-së, si dhe ndaj personit me inicialet A.H., në drejtim të veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, nga neni 195 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, tha Ulaj për klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera