Lajme

Rrahu nënën e tij, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 18 May 2023

Një person është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht nënën e tij, shkruan Gazeta Infokus.

Lidhur me rastin në fjalë është konsultuar edhe prokurori, me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht nënën e tij kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera