Lajme

Rrahu gruan e tij dhe kanosi zyrtarët policorë, arrestohet pjesëtari i FSK-së

Autori: Gazeta inFokus 09:04 | 14 May 2022

Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është arrestuar të premten në Gllogoc, nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe është dërguar tek familja e saj.

Ndërkaq, i arrestuari ka kanosur edhe zyrtarët policorë.

-Advertisement-

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori, me vendim të së cilit I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor e pas intervistimit ka shkuar tek familja e vajzërisë ndërsa i dyshuari duke mos i respektuar urdhëratë i ka kanosur zyrtarët policorë, me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera