Rrahmani për Kodin Civil: Në asnjërin organ të VV’së nuk është diskutuar paraprakisht
Autori: Gazeta inFokus 07:09 | 14 June 2024
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje(LVV), Eman Rrahmani, ka deklaruar se në Lëvizjen Vetëvendosje dhe në organet e saj asnjëherë nuk është diskutuar për projektligjet për Fertilizimin, Kodin Civil dhe atë të Gjendjes Civile.
“Fatkeqësisht, ligjet apo përmbajtjet e tyre i kemi kuptu pasi janë sjellë prej Qeverisë, të tria ligjet edhe Ferilizimi edhe Gjendja Civile edhe Kodi Civil…në asnjërin prej organeve të Vetëvendosjes, as në grupin parlamentar nuk janë diskutu paraprakisht. Masi që kanë ardhë, për shkak të problematikave është fillu edhe është diskutu. Mirëpo, para se të vijnë, nuk është diskutu në asnjanin prej forumeve; as të subjektit e as në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.
Sa i përket projektligjit për Gjendjen Civile ai ka thënë se përmbajtjen e projektligjit e kanë kuptu “5 minuta para se me hi në votim për përmbajtjen, ku provohet që t’u lejohet ndryshimi i gjinisë varësisht qysh ndihen ata…”, ka thënë Rrahmani.
Ai ka thënë se për këtë lloj “menaxhimi” përgjegjës është edhe kryeministri Kurti.
“Natyrisht që ligjet vijnë prej qeverisë, natyrisht që kryetari i qeverisë, kryeministri përgjegjës, fillimisht është kryeministri pastaj ministrat nga sponsorizohen. Secili ligj duhet me u votu në qeveri ku është pjesë edhe kryeministri edhe zëvendëskryeministrat edhe të gjithë dhe pastaj vjen në Kuvend për me i bë ndryshimet dhe me i bë votimet të cilat janë”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.
Të tjera
-
Vdes babai i ish-deputetes Besa Gaxherri
Ka ndërruar jetë Sadri Zeka, babai i ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Be...
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
Mësohet se një 14-vjeçar me origjinë nga Kosova është zgjuar nga koma pas dis...
-
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jetë e përgatitur për këtë
Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për median zviceran, NNZ, tha se K...
-
“Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost” – Babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
“Babush po iki për shkollë. Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost”? Kët...
-
Ish-anëtari: Grupi i Osmanit në ‘Guxo’ në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Ish-anëtari i Listës Guxo, Valton Dërguti, ka thënë se pas votimit të Buxheti...
-
Për tri vjet rreth 500 raste të futjes së drọgës nëpër burgjet e Kosovës
Dhjetëra persona me varësi nga droga në Kosovë. Por kjo dukuri nuk po i mb...
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Kryetari i Odës së Mjekëve: Rritja e pagave për mjekët është ‘’hajgare’’
Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në “Kodrën e Trimave”
Pasditja e së enjtes tronditi lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet. Nga n...
-
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Netanyahut, reagon ashpër Izraeli
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) pranoi kërkesën e kryeprokurorit të saj K...
-
Erërat e forta e reshjet e shiut, Pejës i shkaktojnë dëme të konsiderueshme
Dy net më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë. Kjo pasi erërat e forta ...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit, merr pjesë ambasadori Hovenier
Gjykata Supreme e Kosovës lanson sot udhëzuesin për matjen e dënimit. E pj...