Lajme

​Rrahmani: Familja Jashari model për vendin, sakrifikoi gjithçka për kombin

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 28 November 2024

Me rastin e Ditës së Flamurit dhe ditëlindjes së komandantit legjendar, Adem Jashari, anëtarë të koalicionit “Lëvizja për Familjen”, kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Deputeti Eman Rrahmani tha se si organizim politik, model e kanë familjen Jashari, e cila kontribuoi sakrifikoi për kombin dhe shtetin tonë.

“Kemi ardhur këtu për të përkujtuar 28 Nëntorin, për të festuar dhe përkujtuar sakrificën e familjes Jashari. Natyrisht neve si organizim politik, model të organizimit dhe qëllim të angazhimit kemi që të arrijmë familje shqiptare siç ka qenë familja Jashari, të cilët janë në gjendje që të japin gjithçka për vendin, kombin dhe shtetin tonë. Natyrisht që kjo ditë duhet të shërbejë secilit që të bashkohemi, të angazhohemi dhe të punojmë për qëllimet fisnike të vendit tonë, dhe të mos harrojmë amanetin edhe të Adem Jasharit, familjes Jashari dhe gjithë atyre që kanë sakrifikuar jetën dhe familjet e tyre që neve sot të gëzojmë këtë liri bashkë me familjet dhe fëmijët tanë”, tha ai.

-Advertisement-

Sot mbushen 112 vjet nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë më 1912 në Vlorë. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë erdhi pas përpjekjeve gati 500-vjeçare të popullit shqiptar nga Perandoria Osmane, e cila pushtoi trojet shqiptare, 10 vjet pas vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeu më 17 janar 1468.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera