Sport

Rrahmani drejt Seria A

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 21 June 2019

Paraqitjet e mira me Dinamon e Kievit dhe impenjimi konstant me përfaqësuesen e Kosovës në Ligën e Kombeve dhe eliminatoret e Europianit 2020, e ka vendosur mbrojtësin Amir rrahmani në qendër të disa klubeve të njohura. Por me shumë gjasë, ish futbollisti i kombëtares shqiptare do të luajë duke nisur nga kjo verë, në kampionatin italian.

Ish mbrojtësi i partizanit që tani militon në Ligën dalmate me Dinamon ka arritur parimisht një akord me Veronën për t’iu bashkuar skuadrës së ringjitur në serinë A. Në bazën e tratativave është ish mbrojtësi i kombëtares shqiptare Adrian Aliaj, menaxheri i Rrahmanit që fillimisht kontaktoi Standardin e Liezhit, por më pas po shtyn lojtarin drejt Apenineve.

Amir Rrahmani do të firmosë brenda pak ditësh një kontratë 4 vjecare me Veronën, e cila drejtohet nga trajneri i njohur kroat Ivan Juriç, me kushte të përmirësuara financiare krahasuar me akordin te Dinamo e Zagrebit. Për Rrahmanin ishte interesuar edhe Sëlltik, por pa avancuar dicka konkrete në bisedime.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera