Lajme

Rrahman Jashari: Do të kemi protestë më 4 dhjetor, pastaj greva dhe veprimet radikale

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 12 November 2021

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, të Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jashari, ka paralajmëruar protestë prej 4 dhjetorit, shkruan Gazeta Infokus.

Ai ka thënë se nëse nuk reflektohet pas protestës së 4 dhjetorit do kemi grevë në janar të vitit të ardhshëm.

“Urojmë që Qeveria të reflektojë dhe të mos na detyrojmë të vazhdojmë me veprime të tjera. 4 dhjetori do të jetë alarm i fundit për Qeverinë. Nëse Qeveria nuk reflekton do të gjendemi para dy opsioneve, protestë më masive ose prej janarit mund të jenë të pashmangshme grevat”, u shpreh Jasharaj në një konferencë për media

-Advertisement-

Jasharaj shtoi se nëse qeveria na sjellë në pozite për të mbajtur grevë, orët e humbura në nuk do të kompensohen

“Le ta dijë qeveria se po na solli në të njëjtën pozitë, atëherë orët e humbura në grevë nuk do të kompensohen. Uroj që Qeveria të reflektojë dhe të ulet e të bisedojë me sindikatat”, u shpreh Jashari./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera