Lajme

Rrāhje si në filma në një kafiteri në Lipjan, arrestohen gjashtë persona

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 18 June 2024

Gjashtë persona janë arrestuar të hënën në Lipjan pasi u rrahën mes vete në një kafiteri.

Sipas policisë pesë nga personat e përfshirë në rrahje kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe të njëjtit kanë pranuar edhe trajtim mjekësor, shkruan Gazeta Infokus.

Policia njofton se gjashtë të dyshuarit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Janë arrestuar gjashtë meshkuj kosovarë për arsye se të njëjtit gjersa ishin duke qëndruar në një kafiteri, ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet vete. Pesë nga personat e përfshirë në incident për shkak të lëndimeve të pësuara kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera