Lajme

Rrahje për pronë në mes 6 personave në Prishtinë, ka të plagosur

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 15 February 2020

Gjashtë persona janë rrahur mes veti dje në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor.

Sipas Policisë, njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri duke qëlluar dy të dyshuar të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar, një pistoletë me katër gëzhoja dhe katër copë fishekë ndërsa pas kontrollimit të shtëpive dhe banesave të dyshuarve në dy lokacione janë gjetur dhe konfiskuar, një pushkë gjuetie, një pushkë gjysmë automatike dhe shtatëdhjetë e shtatë copë fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuar pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera