Lajme

Rrahje në Prishtinë, ndërhyn Policia

Autori: Gazeta inFokus 20:46 | 01 April 2021

Tre persona janë shoqëruar në polici për shkak se janë rrahur mes vete.

Përleshja ka ndodhur në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën inFokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Bajram Krasniqi.

-Advertisement-

“Në ora 19:32, policia është njoftuar për një rast (rrahje) në rrugën ‘Fehmi Lladrovci’ Prishtinë. Njësitet policore i janë përgjigjur njoftimit, kanë intervenuar dhe kanë shoqëruar në stacion policor tre persona. Policia do ta trajtojë rastin në koordinim me prokurorin”, ka thënë ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera