Lajme

Rrahje në Mitrovicë, arrestohen dy persona

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 02 September 2020

Janë arrestuar dy persona në Mitrovicë, të cilët ishin përfshirë në një rrahje që ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë”.

Siç njoftojnë nga policia në këtë rrahje një i mitur ishte sulmuar me thikë.

“Në Stacionin Policor Jugu Mitrovicë është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘lëndim i rëndë trupor’. Nga informacionet e para bëhet e ditur se rreth orës 22:20, të datës 01 shtator 2020, në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Mitrovicë, raportohet për një rrahje në progres në mes të disa personave, policia ka dal në vend të ngjarjes, ku personat në fjale ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Nga spitali rajonal Mitrovice është marr informata se një person i mitur që ka qenë i përfshirë në rrahje ka kërkuar ndihme mjekësore pasi që kishte marr lëndime nga një mjet i fort (thikë), personit në fjale është i është dhënë ndihma e nevojshme dhe për trajtim të mëtejmë është dërguar në QKUK-Prishtinë, ku pas marrjes se trajtimit është liruar në shtëpi”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Për gjithë këtë policia ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj një 15 vjeçar dhe një 19 vjeçar, por më pas me urdhër të prokurorit janë liruar me procedurë të rregullt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera