Lajme

Rrahje në mes të dy burrave në Fushë Kosovë, bëhen për spital

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 13 October 2020

Një person në Fushë Kosovë është arrestuar pasi i njëjti e ka sulmuar fizikisht një burrë duke i shkaktuar lëndime trupore, shkruan Gazeta inFokus.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima ka marrë tretmanin mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Fushë Kosovë 12.10.2020-19:10. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Lidhur me rastin është arrestuar dhe është intervistuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit kujdestar të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./Gazeta inFokus/

 

 

Të tjera