Rozë

Rrahje në “It’s my love”, Luli përplaset përtokë

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 21 March 2021

Situata duket të ketë eskaluar në puntatën e kaluar në emisionin ‘It’s my Love’, pasi konkurrenti Lulzim Jashari, është suspenduar pas rrahjes me konkurrentin tjetër i cili vjen nga Shqipëria, Erjon Geca.

Erjoni në debat e sipër e shan Lulin, gjë e cila e acaron shumë këtë të fundit duke e bërë që të çohet dhe ta godas.

Të dy konkurrentët kapen mes vete, teksa të tjerët mundohen t’i ndajnë.

-Advertisement-

Ndërsa Luli që mundet ta godasë rrëzohet në tokë, por e gjithë kjo zënkë përfundoi me suspendimin e Lulzimit nga Ferizaj, ndërkaq moderatori i emisionit, Valon Maloku, tha se mbetet në dorën e publikut nëse duan të votojnë pro kthimit të Lulit në emision.

E gjithë situata e krijuar u kritikua ashpër nga të gjithë konkurrentët dhe nga vetë Maloku, i cili ka thënë se ky emision do të jetë shembull për të mirë, por që deri tash është totalisht degjenerim.

Momentin e rrahjes mund ta shikoni që nga minuta e 5-të.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera