Lajme

Rrahje në grup në Kliçinë të Pejës

Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 03 January 2018

Policia raporton se në fshatin Kliçinë të Pejës pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vetit nëntë të dyshuar dhe si pasojë të gjithë kanë pësuar lëndime trupore.

Dy prej tyre janë duke qëndruar në spitalin e Pejës për tretman të nevojshëm mjekësor ndërsa të dyshuarit tjerë janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një AK/47 , 18 copë gëzhoja dhe dy predha. Rasti është duke u hetuar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera