Lajme

Rrahje në Emshir, lëndohen 3 persona, 6 shoqërohen në polici

Autori: Gazeta inFokus 23:00 | 05 September 2024

Pak më parë në lagjen Emshir të kryeqytetit disa persona janë përleshur fizikisht mes veti.

Këtë për IndeksOnline e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, duke shtuar se tre persona kanë pësuar lëndime fizike të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa në stacionin policor janë shoqëruar gjashtë persona.

“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në lagjen Emshir në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshirë disa persona.Bazuar në të dhënat e deritanishme 3 persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor“, tha Ahmeti për IndeksOnline.

-Advertisement-

“Nga njësitet policore në stacion janë shoqëruar gjashtë persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në përleshje“.

Ahmeti shtoi se aktualisht policia ka nisë një hetim për sqarimin e rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera