Lajme

Rrahje mes të miturve në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 29 August 2018

Mbrëmë rreth orës 21:00 dy persona janë përfshirë në një rrahje në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës i dyshuari dhe viktima janë meshkuj të moshës së mitur, shkruan gazeta inFokus.

Dyshohet që sulmi të ketë ardhur pas një mosmarrëveshje.

-Advertisement-

Viktima ka pësuar lëndime trupore dërguar për trajtim të mëtejmë mjekësor në QKUK.

E i dyshuari vendim të prokurorit është dërguar 24 orë në qendrën e mbajtjes.

“Rr. “Zahir Pajaziti”, Podujevë, 28.08.2018-21:25. Raportohet se i dyshuari (moshe e mitur) mashkull K/Shqiptar, pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar viktimën (moshe e mitur) mashkull K/Shqiptar. Viktima ka frakturë të dorës ku pas trajtimin fillestar në Qendrën Mjekësore -Podujevë, është dërguar për trajtim të mëtejmë mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet 24 orë në qendrën e mbajtjes.”/inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera