Lajme

Rrahje mes mërgimtarëve dhe Policisë në Merdar, shkak tejkalimi i kolonës

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 04 January 2024

Një përleshje ka ndodhur sot mes mërgimtarëve dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në pikën e kalimit kufitar në Merdar, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas pamjeve të publikuara nga ATV, në përleshje janë përfshirë disa persona, teksa raportohet që sebep për këtë sherr është bërë tejkalimi i kolonës së automjeteve që po prisnin në radhë për të dalë nga Kosova.

Momentalisht nuk dihen detaje tjera lidhur me rastin dhe as a ka persona të lënduar, apo të arrestuar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera