Lajme

Rrahje mes grupeve problematike në Lipjan, Policia arreston 4 persona

Autori: Gazeta inFokus 21:00 | 25 May 2019

Për këtë përleshje që ndodhi të enjten ndërmjet këtyre të rinjve, në Lipjan u desh që Policia të intervenonte dhunshëm.

Një video ku shihen disa të rinj duke u përleshur në hapësirat e një marketi në qendër të Lipjanit, është bërë kryetemë ditëve të fundit në rrjetet sociale.

Dëshmitarët që nuk kanë dashur të flasin para kamerës, kanë treguar se edhe një ditë pas, të njëjtit persona janë përleshur, porse për çfarë, arsyet nuk i dinë.

-Advertisement-

Sipas informacioneve që ka siguruar KTV-ja, E.B dhe I.B kanë sulmuar fizikisht një person me inicialet E.A, që të gjithë së mesme të klasës së 12.

Ndërsa, nëpërmjet telefonit E.B ka thënë krejt të kundërtën, që disa persona pa ndonjë arsye vetëm kanë filluar që t’i sulmojnë fizikisht atë dhe disa shokë të tij.

Më tutje, ai ka treguar se zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë ushtruar dhunë ndaj tij dhe shokëve të tij, si në vend të ngjarjes, e po ashtu edhe pasi janë dërguar në stacion policor.

“Kohavisioni” ka mësuar se personat që janë ndaluar nga Policia, janë një grup i cili pothuajse çdo herë krijon probleme në këtë qytet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera