Lajme

Rrahje mes gjashtë personave në parkingun e një marketi në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 30 November 2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjashtë persona janë arrestuar në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

Të dyshuarit, për shkaqe ende të panjohura janë përfshirë në një rrahje në parkingun e një marketi.

Si pasojë e rrahjes dy prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marr tretman mjekësor në QKUK.

-Advertisement-

Lidhur me rastin është konfiskuar një veturë dhe një qelës mekanik i rrotave që dyshohet se ishin përdorë në rast nga të dyshuarit.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera