Lajme

Rrahje mes dy grupeve në Mitrovicë, tre persona bëhen për spital

Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 02 January 2022

Tre persona të gjinisë mashkullore kanë kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, pasi janë rrahur nga katër të tjerë.

Siç njofton policia, të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy nga ta janë dërguar në mbajtje.

Motivet e rrahjes mbeten të paqarta.

-Advertisement-

“Është raportuar se tri viktima meshkuj kosovar në spitalin rajonal Mitrovicë kanë kërkuar tretman mjekësor, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë sulmuar fizikisht nga katër të dyshuar meshkuj kosovar. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullte”, thuhet në raportin e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera