Lajme

Rrahje mes dy grupesh të rinjve në Kaçanik, ka të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 28 February 2020

Një rrahje mes dy grupeve të rinjve, ka ndodhur në Kaçanik në orët e mbrëmjes të së enjtës.

Dy persona kanë marrë lëndime të rënda, shkruan Gazeta inFokus.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

-Advertisement-

Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e e Ferizajt .

“Viktimat kanë pësuar lëndime trupore. Sipas mjekut kujdestar gjendja e viktimave është jashtë rrezikut për jetë. Të dyshuarit kanë ikur prej vendit të ngjarjes dhe njësitet policore janë në hetim të rastit”, thuhet në raport./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera