Lajme

Rrahje mes disa personave në Fushë Kosovë, shkaku i parkingut

Autori: Gazeta inFokus 08:36 | 12 August 2022

Disa persona janë rrahur në Fushë Kosovë, për shkak të parkingut.

Siç thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës, disa prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman të nevojshëm mjekësor.

“Ka ndodhë një rrahje mes disa personave lidhur me një parking të veturave, disa prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman të nevojshëm mjekësor.

-Advertisement-

Policia në vendin e ngjarjes ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit dy janë dërguar në mbajtje, një është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera