Lajme

Rrahje me shufra metalike e boksa të hekurit mes 6 personave në Malishevë

Autori: Gazeta inFokus 19:41 | 25 November 2021

Gjashtë persona, të ndarë në dy grupe, janë përleshur me shufra metalike e boksa të hekurit dje rreth orës 18:30, para kafenesë “Oriental”, në Malishevë,

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Gjakovë, i kanë thënë Sinjalit se katër nga personat e përfshirë në këtë rrahje kanë pësuar lëndime turpore, njëri prej tyre lëndime të rënda.

Për shkak të lëndimeve serioze në kokë, nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë, ai është udhëzuar që transferohet për trajtim mjekësor në QKUK.

-Advertisement-

Këto burime kanë bërë të ditur se gjatë përleshjes janë përdorur shufra metalike dhe boksa të hekurit, të cilët nuk u gjetën në vendin e ngjarjes, kur aty arriti patrulla policore.

Lidhur me këtë rast, Sinjali mëson se është ndaluar një person, i cili me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, kurse pesë personat e tjerë të përfshirë në këtë rast, janë liruar në procedurë të rregullt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera