Lajme

Rrahje masive në Prishtinë, ka të arrestuar

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 13 June 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar nëntë persona pasi që janë rrahur në mes vete, shkruan Gazeta Infokus.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën Haxhi Zeka, e si pasojë  e rrahjes tre persona kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit tetë (8) prej të dyshuarve dërgohen në mbajtje, ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh.

-Advertisement-

Rasti në polici është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera