Lajme

Rrahje masive në Pejë, arrestohen shtatë persona

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 19 September 2022

Janë arrestuar shtatë persona të dyshuar se janë rrahur në mes vete, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë,  dy prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta trupore ku edhe u është ofruar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar shtatë (7) të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi ishin përfshirë në një rrahje, me ç’rast dy prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka u është ofruar tretman mjekësor. Nga njëri prej të dyshuarve është sekuestruar një revole me një karikator dhe një fishek”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, shtatë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

Të tjera