Sport

Rrahje masive në këtë ndeshje mes futbollistëve, trajnerëve, prindërve dhe tifozëve

Autori: Gazeta inFokus 20:42 | 09 November 2021

Një ngjarje e pazakontë është parë në ndeshjen e Ligës së kadetëve në Ukrainë.

Në minutën e 70-të të ndeshjes nisën shkëndijat mes kadetëve të Dnipros dhe Mariupolit.

Fillimisht lojtarët janë përleshur dhe pastaj ka ndërhyrë stafi profesional i njërit ekip, më pas i ekipit tjetër dhe në kaos të plotë kanë marrë pjesë edhe prindërit dhe tifozët nga tribuna!

-Advertisement-

Në fakt, kushdo që ndodhej në stadium në atë moment, në njëfarë mënyre ka ‘kontribuar’ në këtë luftë të madhe.

Njësoj vazhdoi në fushë për disa minuta, por më pas situata u qetësua. Kur tifozët dhe prindërit u larguan nga fusha, ndeshja vazhdoi, por futbolli bie në plan të dytë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera