Lajme

Rrahje masive në Fushë Kosovë, e bëjnë policin për spital

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 10 July 2020

Një polic është bërë për spital, pasi që ka marrë lëndime trupore pas intervenimit në një përleshje.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas Policisë , gjatë të enjtes në Fushë Kosovë ka ndodhur një rrahjes masive .

-Advertisement-

“Pas marrjes se informatës për një rrahje masive njësiti policor ka dalë në vend ngjarje. Gjatë intervenimi në rast, viktima mashkull kosovar zyrtar policor, ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar njëri nga të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera