Lajme

Rrahje masive në aeroportin e Hannoverit

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 23 January 2018

Rrahje masive ka ndodhur në aeroportin e Hannoverit, gjatë protestës kundër operacioneve ushtarake turke në Siri.

Në një video amatore, protestuesit shiheshin me flamujt e rajonit kurd të Irakut derisa bënin thirrje kundër presidentit Erdogan duke e quajtur fashist, e ndërkohë janë zënë me disa turq që ndodheshin në aeroport, përcjell albinfo.ch.

Dhe sipas faqes së aeroportit në Twitter, rreth 20 persona janë përfshirë në grindje, e dy prej tyre kanë pësuar lëndime më të mëdha. Policia megjithatë, shpejt e ka vënë situatën nën kontroll.

-Advertisement-

Turqia ka filluar sulmet në Siri në rajonin e Afrinit, duke thënë se qëllimi është të shtypë luftëtarët kurdë e që janë aleatë të SHBA-së në luftën siriane. E, veprimi i Turqisë ngjalli protesta e zemërim në rajon dhe mes diasporës kurde.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera