Lajme

Rrahje dhe të shtëna armësh në Prishtinë, shkak një borxh 27 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 09:12 | 10 January 2020

Me rrahje dhe të shtëna armësh është përballur një 52-vjeçar në Prishtinë mbrëmë rreth orës 18:00.

Gazeta Sinjali mëson nga burime brenda Prokurorisë se A.B është rrahur nga dy persona, njëri prej të cilëve ka shtënë me armë, e tjetri po me armë e ka goditur atë në kokë.

Policia ua ka bastisur shtëpitë të dyshuarve, ndërsa ata nuk janë gjetur aty. Ndërkohë bëhet e ditur se babai i tyre ka deklaruar se ka qenë prezent kur dy djemtë e tij i kanë rrahur 52-vjeçarin A.B dhe 56-vjeçarin K.B.

-Advertisement-

Pas rrahjes, A.B ka pranuar tretman mjekësor.

Siç mëson Sinjali, motivi i kësaj rrahjeje ka qenë një borxh prej 27 mijë eurove.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante të cilat kanë gjetur edhe gëzhoja.

Rasti është duke u hetuar si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera