Lajme

Rrahje dhe të shtëna armësh në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 10 January 2020

Një person ka raportuar në Polici se të enjten rreth orës 18:00 në Fushë Kosovë, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj, ku njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë.

Të dyshuarit gjenden në arrati, ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante.

Të tjera