Rrahja në Kuvend, Haliti kërkon të ndërpritet seanca
Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 13 July 2023
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti derisa ka kërkuar që seanca të ndërpritet për ditën e sotme (e enjte) pas rrahjeve fizike që ndodhen në Kuvend, ka shtuar se sulme të tilla ka pas edhe më herët nga pozita, porse nuk është dënuar askush.
Deputeti Haliti tha se çdoherë në Kuvend ka pas shkelje Kushtetuese, mirëpo sipas tij, asnjë gjykatë nuk ka pasur të drejtë ta dënojë asnjë deputet.
Derisa ka folur rreth situatës së sotme, ai ka përmendur edhe sulmet e kryeministrit Albin Kurti sa ishte në opozitë, duke thënë se çdo sulm i tij në atë kohë është duruar nga deputetët.
“Sidoqoftë, më duket në legjislaturën e dytë kemi pas një përplasje fizike, jo brenda këtu, por jashtë sallës dhe është mbyll pothuajse me një vendim që ka marrë Kryesia e Kuvendit, ta përjashtojë një javë një deputet. Kam pas përplasje edhe unë, njerëz jem, nxehen gjakrat, por kam ditur të duroj. Dhe ujin e albinit e kam duruar, edhe gazin e Albinit e kam duruar, edhe vezët e Albulenës që ja ka dhënë Albinit të më gjuaj ja kam duruar dhe nuk më ka gjet asgjë. Sot, ke pak më ndryshe situata, ne kemi duruar edhe fyerje e çdo gjë, por në Kuvend fuqia e secilit Grup Parlamentar është fjala, kemi të drejtë përveç të ofendojmë njëri tjetrin, kemi të drejte me kritiku qeverinë, sepse qeveria duhet të udhëhiqet nga opozita, në kuptimin e mirë sepse duhet të kontrollohet. Sot, kryetar dhe juve si pozitë edhe qeverisë dhe të gjithë deputeteve, ju kisha sugjeruar pa pas nevojë me hy në debate që për sot të anulohet seanca, të vijmë një ditë tjetër në seancë. Sot, nuk ka kushte, mund ta përdorim forcën e votave e të gjitha, por pas asaj ngjarje për shëndetin e këtij kuvendi, për ftohjen e gjakrave ka nevojë që të paktën sot me mbyll seancën”, tha Haliti.
Ai tha se shkeljet Kushtetuese janë bërë çdoherë nga deputetët.
“Ne kemi pasur situata gjatë funksionimit të këtij Parlamenti disa herë të cilat janë mbyllur pa tensione të mëdha, janë mbyllur edhe në Gjykata, janë mbyll edhe këtu. Kemi bërë shkelje Kushtetuese sa herë që kemi kërkuar që deputetet të lidhen nga Policia, dhe që polica të ndërhyjë ndonjë deputetëve. Drejtësia mund të reagojë vetëm atëherë kur të miratojë Kuvendi i Kosovës me Kushtetutën e Kosovës, me vendimet e Gjykatës Kushtetuese pa ja bërë me borxh askush, dhe pa ndryshuar Kushtetutën asnjëherë nuk kemi pas të drejtë të veprojmë. Asnjë gjykatë nuk ka pas të drejtë si ka vepruar që ta dënojë asnjë deputet, në qoftë si është marrë mandati në Kuvend”, ka theksuar Haliti.
Gjatë fjalimit të kryeministrit Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit, deputetë e ministra janë përfshirë në përleshje fizike.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës në drejtim të foltores së Kuvendit, Mërgim Lushtaku, ka hedhur ujë në drejtim të Kurtit dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi. Ky i fundit e ka hedhur shishen në drejtim të tij. Më pas, Lushtaku e ka shtyrë ministrat Hekuran Murati dhe Albulena Haxhiun. Kjo e fundit është dëgjuar të thotë “a je normal”.
Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thirrur Policinë brenda sallës së parlamentit.
Të tjera
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...