Rrạhja mes tifozëve, gazetari i Sky Sports shpegon problemet politike Kosovë – Serbi: Kosova është shtet i pavarur, Serbia nuk e njeh
Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 16 June 2024
Një përleshje e madhe mes tifozëve ka ndodhur në Gelsenkirchen të Gjermanisë.
Fillimisht, nëpër rrjete sociale u tha se tifozët anglezë u përleshën me ata serbë.
Megjithatë, Sky Sports raporton se përleshja u zhvillua mes tifozëve shqiptarë dhe atyre serbë.
E gazetari që gjendet në Gelsenkirchen gjatë raportimit ua sqaroi shikuesve problemet politike Kosovë – Serbi brenda disa sekondave, arsye të cilat tha se çuan në përleshjen e sotme.
“Autoritetet gjermane na thanë se incidenti përfshiu tifozët shqiptarë dhe ata serbë. Ju mund të pyesni veten se pse tifozët serbë po përleshen me tifozët shqiptarë në ditën e ndeshjes mes Serbisë dhe Anglisë në Gelsenkirchen. Poenta e thjeshtë është se dje në Dortmund, Shqipëria luajti ndaj Italisë. Dortmundi është vetëm 20 milje larg nga ku jam dhe historikisht ka probleme të mëdha mes Shqipërisë dhe Serbisë. Momentalisht, ato probleme shtrihen rreth territorit të Kosovës. Kosova është shtet i pavarur. Është i dominuar nga shqiptarët, por Serbia nuk e njeh Kosovën. Serbia mendon se Kosova është pjesë e tyre. Kjo është njëra nga arsyet pse ka kaq shumë probleme mes serbëve dhe shqiptarëve dhe duket se ajo është çfarë kemi parë sot në Gelsenkirchen. Kemi parë një grup të tifozëve serbë që ishin këtu për ndeshjen ndaj Anglisë duke u përleshur me një grup të shqiptarëve që ishin në Dortmund mbrëmë”, ishin fjalët e gazetarit të Sky Sports.
Të tjera
-
KMDLNJ për vizitën e ministrit danez: Në funksion të legalizimit të dy sistemeve korrektuese brenda një shteti
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar pas vi...
-
Thẹrẹt me thiḳë një person në Ferizaj, shkak konflikti për pronë
Prokuroria Themelore në Ferizaj, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndalu...
-
GAP e liston Komunën e Mitrovicës me më së shumti premtime të realizuara, Bedri Hamza me 92.6 % të premtimeve në realizim e sipër
Instituti GAP ka prezantuar të dhënat mbi progresin e kryetarëve të komunave ...
-
Bërnabiq: Kurti po dëshiron të shkaktojë konflikt të armạtosur
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se në këtë moment nuk...
-
Vaksina kundër kancerit të mitrës tani ofrohet edhe për vajzat 13 deri 21 vjeçare
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se ...
-
Besnik Loxha emërohet ushtrues detyre i Sekretarit të Përgjithshëm të UP-së
Sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues është vendosur që us...
-
Zelensky e kritikoj për fushatën, Trump kërkon një takim me të
Kandidati për president i SHBA-ve, Donald Trump ka rënë dakord për një takim ...
-
I sanksionuari nga SHBA flet për bisedën e supozuar me kreun e CIA-s, përmend edhe Kosovën dhe betimin për mos-sanksionimin e Rusisë
Duke komentuar akuzat për ndalimin e hyrjes në Amerikë, kryeministri serb Ale...
-
Osmani takohet me Blinkenin, e falënderon për mbështetjen e palëkundur të SHBA-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Nju Jork është takuar me Sekretarin a...
-
Papa Françesku kritikohet ashpër për “trashëgiminë e tmerrshme të Kishës Katolike të ạbụzimit se*sual”
Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo kritikoi Papa Françeskun për tras...
-
Grenell: Flas rregullisht me Vuçiqin dhe i them se duhet të shkëputet nga Rusia dhe Kina
Ish emisari amerikan për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grene...
-
Osmani për Kurtin: Nuk dallojmë, jemi të pakompromis, veprimet në Veri të ligjshme dhe legjitime, unë insistoj të punojmë me aleatët
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se me Kryeministrin Albin Kurti mund të mos...