Lajme

Rrahja e asambleistëve në Preshevë: Krasniqi i kërkon falje Kadriut

Autori: Gazeta inFokus 21:33 | 26 August 2018

Javën e kaluar asamblisti nga Partia e Veprimit Demokratik, Rinor Krasniqi dhe ai nga Alternativa, Fatlum Kadriu u përplasën me grushte gjatë mbledhjes së asamblesë.

Por për rastin e ndodhur, është Krasniqi që i kërkon falje Kadriut, duke theksuar se nuk duhet lejuar përçarjet atje.

“Pas situatës së krijuar në K.K Preshevë, unë dhe këshilltari i APN-së Kadriu ishim viktimat e asaj situate, shpresoj që në seancat tjera të respektohen vlerat demokratike. Është krejtësisht e qartë se në ato situata të krijuara jo ne si të rinj por edhe kushdo qoftë do të del jashtë kontrollit”, ka thënë Krasniqi përmes Facebook.

-Advertisement-

“Andaj për hir të lidhjeve familjare nuk duhet t’i lejojmë përçarjet dhe publikisht i kërkoj falje familjes Kadriu këshilltarit nga rradhët e APN-së dhe shpresoj që mos të kemi më provokime të tilla”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera