Lajme

Rrahin dhe kërcënojnë një femër , arrestohen 2 persona

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 10 October 2017

Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë pasi dyshohen për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë së Kosovës të dyshuarit kanë kanosur dhe sulmuar një femër dje rreth mesditës, transmeton Infokusi.com

Viktima është shtetase e Shqipërisë ndërsa nuk raportohet për lëndime.

-Advertisement-

Gjatë kontrollit tek njëri prej të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një armë –pistoletë e cal. 6 mm

Me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!

Të tjera