Lajme

Rrahet rëndë një person në Podujevë, dërgohet në QKUK për trajtim mjekësor

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 24 July 2022

Dy persona kanë rrahur rëndë një person tjetër dje në Llapashticë e Epërme të Podujevës.

Viktima pas trajtimit në Emergjencën e Podujevës është dërguar në QKUK.

Nga viktima është konfiskuar një pistoletë me dy copë fishekë. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, njofton policia në raportin e saj 24-orësh.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR /Fsh. Llapashticë e Epërme, Podujevë 23.07.2022-09:30.Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj  kosovarë. Viktima pas tretmanit mjekësor në emergjencën e Podujevës është dërguar në QKUK. Nga viktima është konfiskuar një pistoletë me dy copë fishekë. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera