Lajme

Rrahet polici në aeroportin “Adem Jashari”, dërgohet në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 31 March 2023

Dy burra janë arrestuar pasi kanë sulmuar një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Pas lëndimeve trupore të marra, polici është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Ndërkaq, policia nuk ka bërë të ditur motivet e mundshme se pse dy personat kanë rrahur policin. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar për intervistim në stacionin policor.

-Advertisement-

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera