Lajme

Rrahet nga bashkëmoshataret e saj një vajzë në shkollën “Shtjefën Gjeçovi”

Autori: Gazeta inFokus 19:55 | 26 October 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Shkollën “Shtjefën Gjeçovi”, ku një grup nxënësesh kanë sulmuar një bashkëmoshatare të tyre.

Siç ka raportuar gazetarja e RTV Dukagjinit nga vendi i ngjarjes, vajza e rrahur nuk mund të lëvizte, pasi kishte pësuar goditje në kokë.

Pas sulmit nga bashkëmoshataret, vajza ka mbetur pavetëdije.

-Advertisement-

Ndihma e shpejtë ka arritur në vendin e ngjarjes.

Një ekip i ambulancës është mobilizuar para shkollës “Shtjefën Gjeçovi”.

Gazeta ka kontaktuar me drejtorin e shkollës, por i njëjti nuk kishte ende ndonjë informatë lidhur me rastin.

Po ashtu, edhe Policia e Kosovës nuk kishte asnjë informacion për këtë ngjarje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera