Rrahet keq polici që sekuestroi drogën në veri të Mitrovicës
Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 23 June 2017
Pjesëtari i Njësitit anti-drogë në kuadër të Policisë së Kosovës, Nebojsha Miliq nga veriu i Mitrovicës, është rrahur nga dy persona deri tani të paidentifikuar, me ç’rast ka marr lëndime trupore dhe është trajtuar në spital, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.
“Dje rreth orës 15:00 derisa viktima po ecte këmbë afër stacionit të policisë në jug të qytetit, dy persona kanë dalë nga një automjet të markës Audi A3, ngjyrë të zezë dhe me targa 02 502 -.. (dy shkronjat tjera nuk dihen v.j.) dhe kanë filluar ta rrahin me grushte e shqelma viktimën, derisa është rrëzuar përtokë dhe ka humbur ndjenjat. Sulmuesit kanë ikur shpejt me automjetin e tyre në drejtim të veriut të Mitrovicës”, kanë thënë burimet.
Burimet më tej kanë shtuar se sulmuesit dyshohet të jenë shqiptarë të porositur nga bosët e drogës në veri, dhe se incidenti ndërlidhet me aksionin e policisë të një dite më parë po ashtu në veri, ku viktima kishte marr pjesë në sekuestrimin e një sasie të madhe të drogës.
Incidentin e ka konfirmuar për KosovaPress edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, por nuk ka dhënë detaje.
“Në orët e mesditës së datës 22 qershor 2017, një pjesëtar i Policisë është sulmuar fizikisht në Mitrovicë. Si pasojë e sulmit zyrtari policor ka pësuar lëndime i cili ka kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë”, ka thënë Zahiti.
Sipas tij, hetuesit policorë kanë nisur hetimet dhe janë në kërkim të personave të dyshuar përfshirë edhe veturën me të cilën të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe se rasti po hetohet për vepër penale ‘sulm ndaj personit zyrtar’.
Ndryshe, KosovaPress-i kishte raportuar dje se një sasi prej rreth 4 mijë rrënjë të bimës marihuanë të mbjellura në një parcelë në fshatin Llozhishte të komunës së Zveçanit, janë sekuestruar të mërkurën nga Njësiti anti-drogë i Policisë së Kosovës.
Të tjera
-
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masivizimit të sportit e aktivitetit fizik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ish-kapitenin e Kombëtare...
-
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Koso...
-
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri për sigurinë e Kosovës
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Ferizaj
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Buxheti për arsim i vitit 2025, 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë
Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë ...
-
Masat ndaj Kosovës, ambasadori francez: S’dihet nëse hiqen deri në fundvit
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur në lidhje me mas...
-
Peci ia pezullon dajës së Fitore Pacollit grantin 60 mijë euro për lajthia dhe arra
Ende pa u bërë një javë prej kur në media u raportua për grantin rreth 60 mij...
-
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do të jetë kush edhe pë...
-
Gjenerali Jashari në Kanada takon shefen e ushtrisë atje: Fitorja e Ukrainës kundër Rusisë detyrë kolektive për shtetet demokratike
Gjenerali i FSK-së, Bashkim Jashari, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kan...
-
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi, s’meritojnë vëmendjen tonë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se kërcënimet dhe deklaratat ...
-
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshuar Gjermaninë
Mijëra persona, përfshirë ata që u është refuzuar kërkesa për azil, apo ata q...